Në matematikë 530 nota 10
nga tri që u morën në Letërsi
PDF/ Ja notat për testin e matematikës

Në matematikë 530 nota 10<br />nga tri që u morën në Letërsi<br />PDF/ Ja notat për testin e matematikës
TIRANE- Ndryshe nga provimi i Gjuhë-Letërsisë ku u morën vetëm 3 nota maksimale 10.00, në provimin e  matematikës janë 530 maturantë që janë vlerësuar maksimalisht, duke mos gabuar në asnjë përgjigje. Në listën e notave të Matematikës, të publikuara nga Ministria e Arsimit bie në sy vlerësimi maksimal që kanë marrë një grup i caktuar kandidatësh.

Burime pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve u shprehën për gazetën se testet që janë vlerësuar maksimalisht kanë kaluar në kontrolle të shumë korigjuesve dhe janë nota që maturantët i kanë merituar. “Nëse një test nga korigjuesi i parë, vlerësohet me notën 10.00 atëherë ai kalon në kontroll të korigjuesit të dytë. Më pas është një vlerësues i tretë që korigjon tezën. Nuk mjaftohemi me kaq pasi janë edhe 2 administratorë të tjerë që shikojnë çdo përgjigje që kanë dhënë maturantët, pasi të marrësh notën 10 në Matematikë do të thotë që je ekselent dhe çdo gjë duhet rikontrolluar.

Në të gjitha rastet që janë vendosur notat 10.00, që nga korigjuesi i parë deri të vlerësuesi i fundit kanë qënë në një vendim, që këta kandidatë e meritojnë notën maksimale”, - u shprehën burime pranë AKP-s. Gjithashtu një numër i lartë maturantësh janë vlerësuar me notën mbi 9.5, në diplomën e maturës shtetërore shënohet 10. Edhe ky grup maturantësh sipas AKP-s, tregon një përgatitje të lartë që kanë patur kandidatët. Ky vlerësim maksimal në provimin e matematikës, hedh poshtë statistikat se maturantët vlerësohet më nota më të mira në lëndët shoqërore dhe jo ato shkencore.
 
Notat
 
Notat e provimit të matematikës sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve kanë qënë të një niveli më të lartë se një vit më parë, ku ngelën 10 mijë maturantë. Këtë vit janë më pak se 1500 maturantë të cilët nuk kanë arritur të marrin 10 pikë, nga 50 që kishte testi për të qënë kalues.

Për ata maturantë që janë vlerësuar me notën 4, do të kenë një mundësi për të marrë një notë kaluese në sezonin e vjeshtës, që pritet të zhvillohet në muajin shtator. Gjithashtu vihet re se pjesa më e madhe e kandidatëve janë vlerësuar me notën 8, ndërkohë që ka dhe një grup të maturantëve që janë vlerësuar me notën 5 dhe 6. 

“Si në çdo provim ka një numër kandidatësh që janë vlerësuar me nota maksimale dhe një grup maturantësh që janë vlerësuar minimalisht. Testi i matematikës ishte i një niveli mesatar, duke u bazuar te objektivat e programeve orjentuese”, - thanë burime pranë AKP-s. Testi i matematikës kishte 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim, qënë total vlerësohen me 50 pikë. Notat e matematikës, mund ti gjeni në uebin e “Shqiptarja.com” dhe në adresën e Ministrisë së Arsimit.
 
Maturantët me nota 4, mësuesve u rrezikohet vendi i punës
Rreth 10 mijë maturantë ishin mbetës një vit më parë në provimin e matematikës. Mbetësit vinin kryesisht nga shkollat e mesme private dhe nga gjimnazet publike në rrethe. Këtë vit numëri i mbetësve është disa herë më i ulët.

Numëri i lartë i mbetësve një vit më parë solli dhe marrjen e masave nga Ministria e Arsimit, e cila shkarkoi një pjesë të mësuesve të matematikës, duke i bërë “fajtor”, për rezultatet e ulta. Edhe këtë vit Ministria e Arsimit bën me dije se për maturantët që do të dalin me nota shumë të ulta në maturë (për të gjitha provimet) do të merren masa nga paralajmërim deri në largim nga puna. Ndërkohë, MAS para pak ditëshka larguar nga puna 11 adminsitratorë të cilët nuk kanë zbatuar rregullat gjatë zhvillimit të testit.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë