'Në mbledhjen e grupit të PD, të gjithë kundër qëndrimit përçarës të Alibeajt', Pampuri i përgjigjet Nokës: Gënjeshtër që s'ndihmon në bashkimin e demokratëve

Deputeti demokrat Flamur Noka, teksa komentoi mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD, tha se të gjithë ishin kundër 'qëndrimeve përçarëse' të kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajt. Ai e akuzoi Alibeajn si 'peng' të Bashës, ndërsa komentin e bëri gjatë një deklarate për mediat në lidhje me raportin e DASH.

"Siç jeni në dijeni , pas datës 6 Mars, të gjithë mazhoranca brenda PD-së, duke filluar nga Sali Berisha dhe gjithë të tjerët, ka pasur një devizë bashkimi. Për fat të keq, ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me bashkimin, po vazhdon lojën e Bashës dhe Ramës për të përçarë PD-në. Çfarë është diskutuar në mbledhjen e grupit të PD-së është kjo, të gjithë janë kundër qëndrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt, askush nuk e ndoqi kur u çua dhe u largua nga mbledhja. Nëse Alibeaj është peng, siç ishte dhe Basha iu them se deputetët janë të lirë, për ta bërë PD një forcë fituese", tha ai.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri u përgjigj menjëherë, duke i konsideruar deklaratat e Nokës si gënjeshtra, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme. Sipas Pampurit, deklarata të tilla nuk i ndihmojnë bashkimit të demokratëve.

"Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes", u shpreh Pampuri.

mbledhjen 7 orëshe dje të Grupit Parlamentar të PD, debatet mes palëve arritën kulmin, pa gjetur një zgjidhje për të kapërcyer problemet e brendshme. Alibeaj akuzoi Berishën se po vijon të tregojë mungesë vullneti për zgjidhje, pasi refuzon të tërhiqet nga zgjedhjet në bazë.  Nga ana tjetër, Berisha tha se zgjedhjet në bazë dhe Kuvendi i 30 prillit as nuk do të shtyhen e as nuk do të anulohen, teksa nuk e ka kursyer as Alibeajn që tha se "shpërdoroi" besimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues i grupit parlamentar, duke thënë se "do e ndjekë fati i Bashës". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille