Krujë-Një 50-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, ku u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit "Territor i pastër".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.