Në muajin e katërt të shtatzanisë, vdes nga ataku kardiak 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Në muajin e katërt të shtatzanisë, vdes nga ataku kardiak 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Joana Hoxha, shqiptarja 24 vjeç që humbi jetën në Itali

Ka rezultuar tragjik fati për një nënë të re 24-vjeçare shqiptare, e cila ka gjetur vdekjen në mënyrë të  papritur në Chieti  të Italisë  ndërsa ishte në muajin e katërt të shtatzanisë së saj.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Joana Hoxhën 24 vjeç, me origjinë shqiptare, katër muajsh shtatzënë, e cila  ishte në pritje të fëmijës së dytë kur u ndie keq në shtëpinë e saj në Francavilla al Mare, në Itali.

Mësohet se 24-vjeçarja shqiptare jetonte prej kohësh së bashku me bashkëshortin e saj italian Fabio Scarponi dhe ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Bëhet e ditur se ditën e djeshme pasdite ajo u ndje keq në banesë, dhe menjëherë partneri i saj ka njoftuar shërbimin e emergjencës për t'i ardhur në ndihmë  Edhe pse mjekët janë lajmëruar përnjëherë, ata nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë dhe për rrjedhojë e reja ndërroi jetë. Dyshimet e para janë se vajza e re nga Shqipëria ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Bashkëshorti italian i saj kishte në pronësi 2 lokale në zonë.

Pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes. Sipas asaj që është mësuar, një muaj më parë vajza kishte pasur disa probleme, të cilat e kishin detyruar që ajo të paraqitej për të bërë njëviztë në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë