Në nder të Festës së Flamurit, Plazhi i Darëzezës në Fier u kthye më 30 nëntor 2025 në qendrën kombëtare të sportit të kalërimit, ku u zhvillua me sukses Gara Kombëtare me Kuaj 2025. Aktiviteti mblodhi kuajt kampionë nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një atmosferë festive, sportive dhe të mbushur me emocione.
Gara u shndërrua në një simbol të identitetit, traditës dhe krenarisë shqiptare, ku garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës rivalizuan me profesionalizëm dhe shpirt të lartë garues. Publiku i pranishëm ndoqi tre disiplina garuese, duke përjetuar një spektakël të vërtetë hipizmi.
Rezultatet zyrtare të garave
Gara me kuaj anglez – 2000 m
Xhamparino – Kodra e Kuajve
Ago – Lugina e Preshevës (Dashnim Osmani)
Xhonavar – Vllaznia Hipizëm Shkodër
Gara me kuaj arab – 3000 m
Albino – Flori Oficial
Lacrim – Zhaklin Shahini
Eos – Ferma Kallbaqi
Gara me kuaj anglo-arab – 3000 m
Luna – Besnik Shkrela, Fier
Eos Jr – Arsid Moriqi, Shkodër
Anabela – Meldis Barbullushi, Shkodër
Organizimi i garës u mundësua falë punës së Komisionit Organizativ, të përbërë nga Indrit Plangaj, Admir Bibaj dhe Behar Saliu, si dhe mbështetjes së rëndësishme financiare e logjistike të Klubit të Hipizmit “Kalorësit Illyrian”, nën drejtimin e presidentit Attin Amadeus Doshi.
Në përfundim, organizatorët shprehën mirënjohjen për të gjithë garuesit, klubet pjesëmarrëse dhe publikun e zjarrtë që e shndërruan këtë ditë në një festë madhështore të hipizmit shqiptar.
Komente








Rasti t'i kujtojme Rames qe nga hipizmi mund te nxjerresh po aq fitime sa dhe nga makinat sportive.Eshte koha per nje park te vertete hipizmi ne Shqiperi,ku te behen gara serioze me kalores profesioniste e kuaj standarti garash,jo te tilla si kjo,si gare panairi fshati.
Përgjigju