Çmimet në Shqipëri në muajin nëntor janë rritur me 1.4 % më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian. Ndryshe nga të dhënat e INSTAT mbi inflacionin që u raportua në 3.9% në muajin nëntor, Agjencia Evropiane e Statistikave thotë se në muajin e kaluar inflacioni në Shqipëri është rritur me 4.5%.
Sipas metodës së EUROSTAT, çmimet nga muaj tetor në muajin nëntor u rritën me 0.4%. Ky është muaji i dytë pas tetorit, se kostoja e jeteses në Shqipëri po rritet më shumë se në BE, ku inflacioni mesatar atje vlerësohet 3.1%.
Ndikimin më të madh në këtë shtrenjtim të çmimeve sipas EUROSTAT, e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me +7.7%, ndjekur nga argëtimi e kultura me 7.2% ndikuar edhe prej festave të nëntorit dhe grupi i tretë është shërbimi arsimor që u shtrenjtua me 4.7%.
Sipas raportit të gjitha grupet përcaktuese të inflacionit janë në rritje, me përjashtim të transportit, çmimet e të cilit janë ulur me 2.3%, si pasojë e uljes së çmimeve në bursë.
“Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,2 %, “Shërbimi arsimor” me 4,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 0,5 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,3 %”, thuhet në raportin e INSTAT.
Mes 31 shtetesh që pjesë e raportit, Shqipëria renditet mes 12 vendeve me inflacionin më të lartë në Evropë. Që prej nisjes së krizës, vendi klasifikohej me normë inflacioni më të ulët se vendet e BE, por situata ka ndryshuar, dhe shkak për këtë janë faktorët e brendshëm.
Banka e Shqipërisë thotë se rritja e pagave e kushtëzuar prej mungesës së punonjësve, si dhe rritja e kostove të prodhimit po mbajnë të lartë inflacionin bazë, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ky shtrenjtim po shkaktohet nga informaliteti i lartë dhe abuzimet në tregje.
A ban me ditë vlla pse klerikët fetar tek shqiptarët po synojn të bahen mreta trrenve,jetojn nkorriz t’huaj e han haramin me jardam,ka disa vite po na mungon BORA të gjithë e dinë se duhet punu për ta fitu,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shtertshme,kurgja nuk jep falas,athua sa prej tyne jan tuj marr Avdes dhe ngjinojnë,jetojn me HALLALL ?
Përgjigju