Dymbëdhjetë vite pas censit të 2011-ës, Shqipëria ka 300 mijë të rinj më pak. Të dhënat e Censit të 2023-shit, treguan se në Shqipëri jetojnë 735 mijë persona të moshave 15-39 vjeç, ndërsa në 2011-ën, ishin 1 milionë e 35 mijë. Ekspertët thonë se shkaku kryesor për largimin e rinisë është deformimi i tregut të punës.
“Së pari mungesa e perspektives dhe e meritokracisë në çdo aspekt. Së dyti është pamundësia e punësimit të dedikuar për këtë grup moshë pasi ka mos përputhje të kërkesës dhe ofertës së punës. Së treti lidhet me modernizimin që duhet të ketë sipërmarrja private në vend. Mungon edhe sistemi i promovimit të brendshëm në sipërmarrje”, tha eksperti për këshillimin e karrierës.
Por, Shqipëria mund ta rifitojë 'trurin' e profesionistëve të larguar nëse ndërmerr masa, nga mbështetja financiare për të rinjtë deri tek plani kombëtar i punësimit.
“Këshillimi i karrierës duhet të bëhet lëndë kryesore në shkollë që të rinjtë të zbulojnë talentin. Duhet të ndryshojnë kurrikulat arsimore për tu përshtatur me tregun dhe së treti duhet të njihemi me një ofertë kombëtare për punë. Do të duhet të paktën 5-10 vite nëse merren këto masa për të pasur rikthime në Shqipëri”, u shpreh eksperti Erion Muça.
Largimi i krahut të punës përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.
POPULLSIA NË MOSHË 15-39 VJEÇ
Censi 2011 1.035.771 banorë
Rënia -300,182 banorë
G.M./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
83.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 2307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
Censi 2023/ 60 mijë familje në Tiranë pa shtëpi por 85 mijë banesa janë bosh
1 Nëntor, 15:15
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, dominojnë meshkujt
3 Tetor, 20:05
-
Arsimi profesional, Malaj në ‘Përballje’: Shteti të bëjë politikë pagash! Eksperti i punësimit: Shkollat pamundësi për të përballuar flukset
24 Shtator, 14:56
-
Kjo është mosha kur fytyra fillon të plaket më shpejt
21 Shtator, 22:45
-
Zaloshnja: 1.6 milionë këtu dhe 0.6 milionë jashtë vendit, të prirur për të votuar
26 Gusht, 19:21
-
Jugu vs Veriu, mes të rinjve e të moshuarve! Hasi dhe Kukësi me popullsinë më të re në moshë
25 Gusht, 07:48
-
Studimi: Në këtë moshë përfundon rinia dhe nis plakja
15 Gusht, 15:59
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
Bizneset pa staf, shkak konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Pagat të rriten në bazë produktiviteti
31 Korrik, 18:02
Ikem ne 97 ishim 9vjec, na mashtruan u kthyem ne 2005 dhe ikem prape ne 2018!Tani nuk besoj se kthehemi me dhe me flori te ma shtroni
PërgjigjuEksperti!? Edhe të ketë meritokraci, do ikin të tjerët. Nuk mund t'i thuash gjeneratës së re të rijë në Shqipëri kur mashtrove gjeneratën e prindërve që bëri këtë gjeneratë të re. Tani shko mashtro Bangladeshit o Pakistanit o Filipinezet o Afrikanët. Pa as ata nuk i mashtroni dot.
Përgjigju