Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Dymbëdhjetë vite pas censit të 2011-ës, Shqipëria ka 300 mijë të rinj më pak. Të dhënat e Censit të 2023-shit, treguan se në Shqipëri jetojnë 735 mijë persona të moshave 15-39 vjeç, ndërsa në 2011-ën, ishin 1 milionë e 35 mijë.  Ekspertët thonë se shkaku kryesor për largimin e rinisë është deformimi i tregut të punës.

“Së pari mungesa e perspektives dhe e meritokracisë në çdo aspekt. Së dyti është pamundësia e punësimit të dedikuar për këtë grup moshë pasi ka mos përputhje të kërkesës dhe ofertës së punës. Së treti lidhet me modernizimin që duhet të ketë sipërmarrja private në vend. Mungon edhe sistemi i promovimit të brendshëm në sipërmarrje”, tha eksperti për këshillimin e karrierës.

Por, Shqipëria mund ta rifitojë 'trurin' e profesionistëve të larguar nëse ndërmerr masa, nga mbështetja financiare për të rinjtë deri tek plani kombëtar i punësimit.

“Këshillimi i karrierës duhet të bëhet lëndë kryesore në shkollë që të rinjtë të zbulojnë talentin. Duhet të ndryshojnë kurrikulat arsimore për tu përshtatur me tregun dhe së treti duhet të njihemi me një ofertë kombëtare për punë. Do të duhet të paktën 5-10 vite nëse merren këto masa për të pasur rikthime në Shqipëri”, u shpreh eksperti Erion Muça.

Largimi i krahut të punës përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.

POPULLSIA NË MOSHË 15-39 VJEÇ
Censi 2023                 735.589 banorë
Censi 2011              1.035.771 banorë
Rënia                        -300,182 banorë

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet