TIRANË - Pesë persona janë arrestuar, 8 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë. Është ky bilanci i një jave aksion të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Nga 14 korriku deri më datë 20, 45 grupe Polici-OSHEE kanë kryer 2810 kontrolle në biznese dhe familjarë, nga të cilat 17 raste kanë rezultuar se vidhnin energjinë.
Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 766 lidhje të abonentëve debitorë dhe 17 lidhje të paligjshme.
Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se janë kontrolluar gjithashtu 34 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com