Tashmë ai e ka pranuar hapur lidhjen me regjisoren brune, Eglin. Të pandashëm kudo, çifti duken shumë të dashuruar dhe mesa duket plotësojnë njëri tjetrin. Kur flet për të, sytë e aktorit të humorit marrin tjetër shkëlqim, sikur duan të shfaqin emocionin e brendshëm kur emri I regjisores përmendet. Fakti që profesionet e tyre janë të ndërlidhura, i bën të jenë të pandashëm edhe gjatë punës, edhe kur Olsi ka xhirime. Në “Rreze Dielli” Olsi thotë se Egli është padyshim dashuria e jetës së tij. I pyetur për planet e martesës, në një kohë kur çifti janë prezantuar edhe me familjet përkatëse, ai thotë se vendime të tilla duhet të merren pa u nxituar.
“Pas Këngës Magjike, klipet që do bëj do jenë me regji të Eglit. Ajo ka talent edhe për tekste. Absolutisht është dashuria e jetës sime përderisa po flas për të. Martesa? Nuk dua të nxitohem, është diçka që do vjerë ngadalë,” përfundon aktori i humorit.