Në oborrin e Albanës përgatisim turshi veror të shpejtë me kastraveca, speca dhe domate

Në oborrin e shtëpisë së saj, Albana tregon disa truke të thjeshta për të përgatitur në pak ditë turshi veror me kastraveca, domate dhe speca.

Kastraveca turshi

  • Kastraveca
  • Kripë e trashë
  • Uthull e bardhë për turshi
  • Ujë i nxehtë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Pasi i presim kastravecat në disqe të trasha i vendosim në kavanoz qelqi. Shtojmë 1-2 lugë gjelle kripë të trashë, 1 gotë mesatare uthull, pak vaj ulliri dhe ujë të nxehtë deri në buzët e kavanozit. E mbyllim kavanozin, bëjmë një tundje të lehtë dhe e lëmë në një vend të errët për 2-3 ditë.

Domate dhe Speca turshi

  • Domate
  • Speca të verdhë
  • Spec djegës
  • Kripë e imët
  • Uthull për turshi
  • Ujë i nxehtë
  • Pak vaj ulliri
  • Bimë aromatike të thara

Përgatitja:

Për të përgatitur turshi me domate duhet që me majën e një thike të bëjmë disa shpime të lehta vende-vende tek domatet. I vendosim domatet në një kavanoz qelqi, shtojmë kripë të imët, uthull të bardhë molle, ujë të nxehtë dhe në fund shtojmë bimë aromatike të thara dhe pak vaj ulliri. Mbyllim kavanozët, bëjmë një tundje të lehtë dhe i vendosim në vend të errët.

Ndërsa për specat turshi, i pastrojmë nga farat dhe i vendosim duke i ngjeshur sa më shumë në kavanoz. Në qëndër të kavanozit vendosim një spec të kuq djegës. Shtojmë 1 gotë uthull të bardhë, 1 lugë kripë të imët, pak limontoz, ujë të nxehtë deri në buzët e kavanozit dhe pak vaj ulliri. I mbyllim kavanozët dhe i lëmë në një vend të errët për 2-3 ditë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja