Në ‘Opera’ për veprën e plotë të Bethoven, Tedi Papavrami: Luajta për herë të parë 6 vjeç, më emocionon ajo sallë! Koncerti i ardhshëm, një duo me bashkëshorten

Në këtë edicion të 11-të, Festivali Muzikor Ndërkombëtar Different Trains, i drejtuar nga violinçelisti Vlorent Xhafaj, rikthen në Shqipëri, vilionistin Tedi Papavrami...

Së bashku me pianistin francez François-Frédéric Guy, në datë 19, përmbushin në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit pjesën e tretë dhe të fundit të sonatave për violinë dhe piano të Bethoven.

“Jam shumë i lumtur që më jepet ky privilegj që ti ofroj publikut shqiptar për herë të parë ciklin e parë të këtyre veprave që përbëjnë një mrekulli të muzikës botërore. Pavarësisht ndërprerjes për shkak të pandemisë, e kemi ndjerë veten, së bashku me partnerin François-Frédéric Guy shumë të ndjekur gjatë gjithë ciklit”, thotë Papavrami.

“Të dy artistët kanë luajtur edhe në edicionet e kaluara. Interpretimi i veprës së  plotë të Bethoven ka qenë një ide shumë e guximshme e përbashkët mes meje dhe artistëve”, thotë violonçelisti Vlorent Xhafaj, njëherazi drejtor i Festivalit “Different trains”.

Në lojën e dy artistëve virtuozë do të zënë vend në skenën e rikonstruturar të Operas sonata e 3-të, e 8-të dhe e 9-të. Kjo skenë siç pohon Papavrami, i ngjall emocione të veçanta.

“Sigurisht që kam shumë kujtime që nga mosha më e vogël. Mbaj mend në moshën 6-vjeç kanë qenë Dekadat e Majit dhe unë luaja në një orkestër midis kalamajve të tjerë. Kjo duket si parahistorike për mua, sepse 45 vite nuk janë mbase shumë, por në memorien time kanë ndodhur kaq shumë gjëra”, thotë violinisti.

Festivali Different Trains i kthyer tanimë në traditë premton ti sjellë skenës shqiptare të tjerë emra të njohur, mes të cilëve edhe artistë shqiptarë të afirmuar në skenat ndërkombëtare.

“Disa prej artistëve që vijnë këtë vit, kanë qenë dhe në edicionet e tjera. Të tjerë vijnë për herë të parë, gjithmonë për publikun është ky kombinim edhe i të njohurës që është e dashur, edhe i të panjohurës me të cilën mund të afeksionohen”, thotë Xhafaj.

Ndërsa, rikthimi i Papavramit në vendin e tij, do të jetë i veçantë, pasi premton se në skenë do të ngjitet në një duo, me gjysmën tjetër të tij, bashkëshorten dhe pianisten Maki Okada.

“Në Shqipëri që do të jetë ky koncerti i ardhshëm!”, pohon violinisti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja