Beethoven nuk u helmua por vdiq nga mëlçia! ADN zbulon gjithçka për virtuozin! Babai i kompozitorit, fëmijë nga një lidhje jashtë martese

Shkencëtarët nuk ndalojnë së kërkuari mbi prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit të madh të muzikës klasike Beethoven. Së fundit përmes AND u zbulua se pianisti i jashtëzakonshëm nuk ka vdekur nga helmimi më plumb, por nga sëmundja e trashëguar e mëlçisë sëbashku me alkoolin.

Beethoven nuk ka vdekur nga helmimi me plumb por nga sëmundjet gjenetike.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, nxori disa përfundime në lidhje me prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit më të madh gjerman të muzikës klasike, Ludvig van Bethoven. Analiza gjenomike pa ADN-në e tetë fijeve të flokëve që i atribuohen kompozitorit legjendar. Shkencëtarët kanë zbuluar, se Beethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij. ”Këta faktorë, së bashku me pirjen e rregullt të alkoolit nga Beethoveni, paraqesin shpjegime të besueshme për vdekjen e tij në 1827”, thanë autorët e studimit. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin një shkak përfundimtar të humbjes së dëgjimit të tij.

Më herët studimet e flokëve kishin sugjeruar se Beethoveni mund të kishte vdekur nga helmimi me plumb. Por, në këtë analizë më të fundit, kërkimet zbuluan se floku nuk i përkiste Bethovenit, por një gruaje me prejardhje hebreje.

”Besohet se gjyshja e Ludvig van Bethoven mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, që çoi në lindjen e babait të tij”, thotë Maarten Larmuseau, një bashkautor i studimit dhe një profesor i gjenealogjisë gjenetike në Universitetin belg të Leuvenit. Ludwig van Beethoven lindi në Bon, Gjermani, në vitin 1770 dhe vdiq në moshën 56 vjeçare në Vjenë, në vitin 1827. Kompozitori dhe pianisti i jashtëzakonshëm pësoi humbje progresive të dëgjimit, deri kur në 1818 nuk dëgjoi më asgjë

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes