Kjo është kosideruar java e zhvillimeve të "nxehta" të politkës për 2021. Të shtunën më 12 qershor mblidhet kongresi i PS në "Air Albania", në të njëjtën ditë me përvjetorin e 30-të të Partisë Socialiste.
Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se Kongresi do të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS nga '91 e deri më sot.
PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, pasi ndonëse PS ka fituar mandatin e 3 duke hyrë në histori, jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar. Në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Asamble u shpreh se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni "Shqipëria" 2030 si dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës të PS për mandatin e tretë, duke shtuar se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë. Deri më tani gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar për të shtunën e 12 qershorit.
Kongresi vjen pasi sot parlamenti votoi pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkaq edhe të dielën pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi janë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, ku Lulzim Basha do të jetë përballë Fatbardh Kadillit, Agron Shehajt dhe Edith Harxhit. Janë demokratët ata që duhet të vendosin nëse do të rikonfirmojnë Bashën në krye të partisë apo do të zgjedhin drejtuesi të ri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
Kongresi i PS dhe 30 vjetori i saj si firca me e nadhe politike dhe progresive jane ngjarje e madhe ,por zhvillmi i tij ne Air Albania me duket i hiperbolizuar
Përgjigju