Në pikun e debatit për kufijtë, sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi

Në pikun e debatit për kufijtë, sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi

Policia suedeze përpara ambasadës së Kosovës në Stockholm

Sulmohet me gurë ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar incidentin duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes sa më parë. Ky incident vjen në një kohë reagimesh dhe debatesh të nxehta për tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë. 

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë.

Njoftimi i MPJ-së të Kosovës 

Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Sipas MPJ-së ky është sulmi i dytë ndaj ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt