Këshilltarja e ministrës së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ekflodia Laskaj dje deklaroi se plazhet shqiptare janë të pajisur me roje të bregdetit.
Por Report Tv përsëri ka bërë një vëzhgim të gjithë plazheve të vendit ku vetëm në një rast janë disa të rinjë të cilët thuhet se janë roje, konkretisht në plazhin liqenor të Pogradecit.
“Ka subjekte që i plotësojnë kushtet e sigurisë ka subjekte dhe gjithmonë në rritje që i kanë sinjalistikën ne det për mjetet lundruese dhe për zonat e notit. Kulla vrojtimi ka në të gjitha plazhet shqiptare”,shprehet Ekflodia Laskaj
Edhe në këtë rast ata nuk kanë asnjë pajisje shpetimi, por quhen si të tillë, ndërkohë që nuk kanë as dylbi, as barrela dhe gjënë më minimale nuk kanë një bilbil që vkm 369 e parshikon.
Ndërkohë që plazhet si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Bregdeti i Fierit dhe ai i Vlorës nuk kanë asnjë shpetimtar në plazhe të cilët mund të përkujdesen për pushuesit.
"Roja bregdetare do të ishte shumë mirë të kishte. Nuk ka siguri në det" shprehet një pushues
"Ka patur raste që kanë vdekur njerëz dhe është e rëndësishme të ketë roje" thotë një qytetar.
"Polici kemi parë ndërsa roje bregdetare nuk kemi parë as kullë vrojtimi nuk kemi parë" shton një pushuese.
Siç shikohet edhe nga ajo që thonë pushuesit në asnjë pjesë të bregdetit shqiptar nuk ka asnjë roje plazhi, pavarësisht se shteti ka trajnuar më shumë se 40 të tillë.
Ndërkohë që asnjë nga institucionet vendore nuk pranojnë të japin një sqarim se pse nuk respektojnë vendimin e këshillit të ministrave që i ngarkon ata për të vendosur roje në plazhe.
Redaksia Online
e.m/Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO