Në prag Lufta e III Botërore?/ Macron: Kemi provat për sulmin kimik, ushtria franceze: Presim dritën e gjelbër!

Franca pritet t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në ndërmarrjen e bo,mbarimeve apo disa formave të tjera të sulmit në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike, por mbetet ende e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. 

“Ne kemi prova se javën e kaluar, 10 ditë më parë, u përdorën armë kimike, të paktën me klorinë, dhe se ato u përdorën nga regjimi i bashar al-Assadit” – tha presidenti Emanuel Macron, pa dhënë detaje për provat dhe se si ishin marrë ato.

Sulmi në qytetin e Doumas më 7 prill vrau dhjetëra njerëz, përfshi mjaft fëmijë.

“Skuadrat tona kanë punuar për këtë gjithë javën dhe tani na duhet të marrim një vendim, kur ta gjykojmë të të dobishëm dhe efikas” – tha Macron për televizionin TF1 kur u pyet a ishte kaluar vija e kuqe.

Macron tha se Franca dëshiron t’i eliminojë aftësitë e armëve kimike të regjimit sirian. Kur u pyet nëse do të ishin ato objektivi i bombardimeve, ai tha: “Kur ta vendosim, dhe pasi t’i kemi verifikuar të gjitha informacionet”.

Ushtria franceze po përgatitet për një përgjigje të mundshme teksa është në pritje të dritës së gjelbër politike, thanë disa burime ushtarake për Reuters, ndërkohë që disa burime të tjera nënvizuan vështirësinë e përvijimit të objektivave që mbart një operacion i tillë.

Këto burime thanë se nëse Franca sulmon, sulmet sipas të gjitha gjasave do të kryen me avionë luftarakë dhe jo me anije që ndodhen në brigjet libaneze dhe se avionët do të ngrihen nga Franca dhe jo nga Lindja e Mesme. 

Një ditë më parë Donald Trump kërcënoi se edhe raketat amerikane po vinin drejt Sirisë, ndërkohë që Rusia u përgjigj se ishte gati të rrëzonte çdo avion amerikan që sulmon regjimin sirian.

Rreziku për një luftë botërore duket tepër i madh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZINI: 13/04/2018 11:57

    ME MIRE QE TË FILLOJ ,TE VENDOSET NJE REND I RI BOTEROR KU TË GJITH TË JETOJN NJESOJ PER SA KOHE DO TË KET TË PASUR DHE TË VARFER ASNJEHER SDO KETE QETESI JETA E NJERIUT PER TË GJITH ESHTE NJE DHE JO DISA TË HAN DHE DISA TË VDESIN URIE ME PA TJETER NJE REND I RI BOTEROR KU TË GJITH TË JETOJN NE PAQ

    Përgjigju
  • Ushtari i mire Shvejk: 12/04/2018 22:05

    Vetem Lufta e trete boterore do ta pastroje boten nga perversitetet qe e kane kthyer njeriun ne kafshe.

    Përgjigju
    • Piter: 08/05/2018 22:16

      Me sa duket mbi 95% e njerezimit se di qe rendi i ri boteror do te Jete diktature boterore. S'eshte per tu gezuar. Rendin e ri boterore e synojne njerezit me pervers te ketij planeti, ata qe kane qindra vjet qe e bejne..shoqerite sekrete, ish familje mbreterore, bankieret, rrjetet fetare,..dhe veglat e tyre qe drejtojne shtetet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit