Donald Trump duke se e ka zbutur qëndrimin e tij për bombardimet në Siri, duke shkruar në tweeter të enjten në mëmngjes se nuk ka thënë kurrë se kurë mund të ndodhë sulmi ndaj vendit të rrënuar nga lufta.
Në mesazhin e plotë të presidentit amerikan, ai tha: “Nuk kam thënë kurrë se kur mund të ndodhë një sulm ndaj Sirisë. Mund të ndodhë shumë shpejt ose jo edhe aq shpejt! Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara, nën administratën time, kanë bërë një punë të madhe duke e pastruar rajonin nga ISIS-i. Ku është falenderimi për Amerikën?”.
Tensioni sa vjen e rritet në krizën siriane pas sulmit të tmerrshëm kimik të së shtunës në një qytezë të kontrolluar nga rebelët, ku vdiqën të paktën 40 persona, ndërkohë që shumë të tjerë mezi arrinin të merrnin frymë.
Trumpi e kishte përshkallëzuar gramatikisht retorikën lidhur me krizën dje duke i thënë Rusisë që të ishte gati për aksionin ushtarak, duke shtuar se “raketat e reja, të këndshme dhe inteligjente do të mbërrijnë.”
Ai e parlajmëroi liderin Vladimir Putin që të mos bashkëpunojë me diktatorin Bashar al-Assad, të cilin e konsideroi si një “kafshë vrasëse me gaz”.
Por ambasadori rus në Liban tha se vendi i tij ishte gati t’i qëllonte avionët dhe dhe anijet amerikane nëse ato qëllojnë ndaj forcave të regjimit sirian.
Sekretari i mbrojtjes James Mattis e kishte moderuar goxha tonin më herë gjatë ditës së djeshme, duke thënë se uashingtoni ishte ende duke marrë të dhëna nëpërmjet shërbimeve skrete lidhur me sulmin e dyshuar me gaz helmues.