Teksa na ndan edhe 1 orë nga mbyllja e procesit të votimit, bashkëkryetari i PS Klevis Kaso u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të shkojnë të votojnë.
Kaso thekson se kjo është një e drejtë e të gjithëve, veçanërisht për të ardhmen e Vlorës.
“Qytetarë të Vlorës ka ngel edhe shumë pak çaste nga mbyllja procesit zgjedhor. Do ju lutesha që të drejtoheshit drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin tuaj. Vota është një drejtë legjitime dhe kjo ju takon juve për të vendosur për të ardhmen e Vlorës”, tha bashkëkryetari i PS Klevis Kaso.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Votoni për 5 kryebashkiakët e rinj! Balla e Mazniku thyejnë heshtjen zgjedhore! PD: Në Mat po intimdohen zgjedhësit












