Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet e pjesshme vendore. Fushata zgjedhore kaloi në heshtje, por edhe sot reagimet nga politika duket se janë të vakëta.

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale, ku iu bën thirrje qytetarëve në 5 bashkitë që të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Ndërkohë nga PD, i vetmi reagim deri më tani ishte nga deputetja Denisa Vata e cila pretendon se zgjedhësit në Mat po intimidohen. Ajo publikoi një video ku pretendon se drejtorë të administratës shtetërore mbajnë shënime për Qendrën e Votimit tek gjimnazi “28 nëntori” dhe sipas saj numërojnë çdo person që futet për të votuar. Lidhur me këtë rast, kryekomisioneri Celibashi tha Se janë bërë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasur as pretendime nga partitë për shkelje.

“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos intimidojnë qytetarët”, tha ajo në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, deputetët Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku thyen heshtjen zgjedhore duke kërkuar votën për PS dhe programin e tyre. 

Janë 334 mijë qytetarë me të drejtë vote që sot zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat. Ndryshe nga PS, PD në këto zgjedhje nuk ka dalë me kandidatë zyrtarë, por mbështet kandidatë të pavarur.

Postimi i Edi Ramës

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Edhe 1 orë nga mbyllja e procesit të votimit, Klevis Kaso apel qytetarëve: Vota një e drejtë legjitime, ju takon juve të vendosni për të ardhmen e Vlorës (VIDEO)

Teksa na ndan edhe 1 orë nga mbyllja e procesit të votimit, bashkëkryetari i PS Klevis Kaso u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës të shkojnë të votojnë.

Kaso thekson se kjo është një e drejtë e të gjithëve, veçanërisht për të ardhmen e Vlorës.

“Qytetarë të Vlorës ka ngel edhe shumë pak çaste nga mbyllja procesit zgjedhor. Do ju lutesha që të drejtoheshit drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin tuaj. Vota është një drejtë legjitime dhe kjo ju takon juve për të vendosur për të ardhmen e Vlorës”, tha bashkëkryetari i PS Klevis Kaso.

Ora 13:04
Zgjedhjet/ Balla thyen heshtjen zgjedhore: Votoni kandidatët e PS, po mbajmë zotimin për rritje të pensioneve e pagave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet në 5 bashki. Por, Balla ka thyer heshtjen zgjedhore duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatët e PS, duke thënë se PS po e mban premtimin për rritje pensionesh e pagash.

“Prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt Shqipëria2030 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht. Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”, shkruan Balla.

Postimi i Taulant Ballës
Ora 13:02
Zgjedhjet, Mazniku thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votën për kandidatin e PS: Votoni për zhvillimin e Cërrikut, fokusi tek integrimi

Deputeti socialist Arbi Mazniku, nuk i shpëtoi deklaratave politike edhe pse ditën e sotme është heshtje zgjedhore. Përkrah kandidati socialist, Florenc Doka dhe ish-kryetarit Andis Salla, tha se duhet të vijojnë të votojnë për zhvillimin e Cërrikut, me fokus tek integrimi europian. Maziku tha se procesi është zhvilluar pa probleme.

“Jemi duke kaluar ditë të mirë për Cërrikun, ka pasur një votim që është i kënaqshëm. Ditë e qetë ditë e mirë për demokracinë shqiptare, njerëzit ti ftojmë të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Cërrikut. Cërriku ka para më të mirën për një seri projektesh dhe pikërisht për këtë zhvillim, vecanërisht me fokus tek integrimi europian, ftojmë qytetarët që me gjithë qetësinë që kemi treguar gjatë kësaj dite, të vijojnë të votojnë”, tha Mazniku.

Sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje nuk është e ulët, por jemi tek shifrat e zgjedhjeve të kaluara vendore më 2023-shin.

“Pak problematika, gjërat kanë shkuar qetë, çdo gjë është në rrugë të mbarë. Ne jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet vendore tipikisht ka një rënie të vogël krahasuar me zgjedhjet kombëtare. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha Mazniku.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se përse kanë ndërruar listat e zgjedhësve, Mazniku iu përgjigj duke thënë se janë shtuar emrat e emigrantëve, të cilët më 11 maj ishin hequr pasi u realizua për herë të parë vota e diasporës.  

“U hoqën votuesit që u regjistruan jashtë, ata rivendosen më listë në këto zgjedhje. Listat që keni parë më 11 maj kanë qenë lista pa emigrantët, ata rivendosen në listë”, theksoi Mazniku.

Ora 10:02
Zgjedhjet e pjesshme vendore, deputetja e PD denoncon: Në Mat po intimdohen zgjedhësit

Deputetja demokrate, Denisa Vata në një postim në Facebook pretendon se po votuesit po intimidohen në Mat. Ajo pretendon se drejtorë të administratës mbajnë shënime pranë qendrës së votimit në gjimnazin “28 nëntori”, në kundërshtim me ligjin.

“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen.