Në prag të ndeshjes me Andorrën, Gjimshiti: Nesër ne jemi favoritë, në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Gjimshiti: Nesër ne jemi favoritë, në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta

1742744981_beratgjimshiti.jpg

Foto:Berat Gjimshiti në konferencën e sotme për shtyp

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Andorra kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti tha në konferencën për shtyp se sfida e nesërme do të jetë ndryshe nga ajo me Anglinë, teksa shtoi se në futboll nuk ka ndeshje të lehta.

“Unë për vete jo, edhe atë lojë e konsideroj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë ashtu. Ishte mundësi për ne, Anglia është ekip botëror, luan për të fituar tituj. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë dhe të jenë të përqendruar, por në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. 

Unë besoj që ata kanë një përparësi që kanë një trajner prej shumë vitesh, një ekip që luan shumë vite bashkë. Besoj që vështirësia do të jetë në nivelin fizik, se janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë si mbrojtje dhe duhet të jemi ne ata që duhet t’i vendosim në vështirësi, që t’i vendosim në duele individuale për shokët tanë, që të krijojnë hapësira për shokët, ajo do të jetë pika kyçe", tha Gjimshiti.

Më tej Gjimshiti tha se çdo ndeshje ka presionin e saj dhe ky presion duhet të përballohet 100%.

"Njëlloj do jetë se në çdo ndeshje ke presion, është ndryshe nga sa mund të jetë me Anglinë, se nesër ne jemi favoritë. Duhet të përballohemi me këtë presion, se në letër është e thjeshtë. Kam qenë edhe unë në atë barazim 2-2, në dy raste në kundërsulm na kanë shënuar dy gola. 

I dimë vështirësitë, por do të jemi gati. Kombëtarja është ndryshe, se nuk je me atë që luan gjithë ditën, dhe nuk e di lëvizjet që bën shoku jot afër teje. Është psikologjike kundër Anglisë të fusin poshtë dhe kjo është që na mungoi. Është shumë e vështirë. 

Ndodh shpesh edhe nëpër klube që përballesh me dinamika të ndryshme. Është e vështirë, por besoj se janë të gjithë profesionistë, lojtarët me eksperiencë i japin dorë të rinjve ose që kanë pak ndeshje me Kombëtare.

Nesër do të jetë një lojë ndryshe dhe përballimi me presionin duhet të jetë 100% se mund të pësosh me këto kombëtare të dobëta dhe bën edhe më shumë dëm nëse ndodh diçka negative", deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Kualifikueset e botërorit 2026/ Sylvinho: Me Anglinë ishim aty, nëse na linim e barazonim dhe fitonim! Me Andorrën do jetë ndryshe, kemi nisur një rrugë ku s'duhet të gabojmë


Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse

Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse