Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për 'luftë' mediatike! Tender për blerjen e pajisjeve televizive

Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për 'luftë' mediatike! Tender për blerjen e pajisjeve televizive

Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidenti tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse vete Meta e priti me këngë e valle vendimin e shkarkimit  të tij nga Parlamenti, faktet tregojnë se në fakt situata për të nuk është aq e qetë. Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit.

tender përfshihen pajisjet e shumta që shërbejnë për ngritjen e një televizioni. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t'i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe 'qetësia' e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.

Kërcënimet me marrje sfurqesh dhe prerje duarsh nuk funksionuan dhe duket se tashëm Meta ka gjetur një mënyrë tjetër betejën atë mediatike për të bërë rezistencën e tij të fundit.

Tenderi i hapur nga Presidenca

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion