Në pranga pas 30 vitesh arrati, ja videoja që qarkullonte në 2009, dyshohej se brenda makinës ishte kreu i bandës së Siçilisë Matteo Messina Denaro

 

Një video e publikuar pas arrestimit të kreut të bandës mafioze të Siçilisë nga mediat italiane tregojnë një sekuencë videoje ku dyshojnë se është kapur Matteo Messina Denaro në vitin 2009. Edhe pse për plot 30 vite, dukej se kreu i mafies i cili ja doli të zëvendësojë Toto Riinën, ishte zhdukur, pasi nga ai nuk qarkulloi asnjë foto që mund të zbulonte qoftë edhe një të dhënë konkrete rreth tij. Aso kohe, pra në vitin 2009, hetuesit e Shërbimit Qendror Operativ dhe të ekipeve celulare të Palermos dhe Trapanit për muaj të tërë u përpoqën të gjurmonin pasagjerët, por nuk mundën. Ata dyshonin se në makinë ndodhej i shumëkërkuari nga Casa Nostra, që prej vitit 1993, Mattero Messina Denaro. Videoja vijon ende të analizohet nga autoritetet italiane.


Lajmi kryesor:

‘Një jetë’ në arrati, kapet 'kumbari' i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro! 30 vite më parë në të njëjtën datë ra në pranga edhe Toto Riina! U gjet në një klinikë private në Palermo


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale