Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.
Spiropali shkruan në rrjetet sociale se në takim u fol për tre çështje konkrete, Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, si dhe përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës.
Ministrja e Jashtme njoftoi se samiti i IV-t i Diasporës do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill.

Postimi i plotë:
E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë, për bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.
Bashkëndamë idetë tona për tre çështje kryesore:
Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, që e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej kufijve.
Risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, përfshirë krijimin e Qendrave të Kulturës shqiptare në botë, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe shtimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.
Përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill, si një platformë konkrete e bashkëpunimit.
Komente











