Ndërsa në Maqedoninë e Veriut diskutimi nëse gjuha shqipe do të jetë apo jo në vazhdimësi gjuhë zyrtare, në vendin ku shqiptarët janë komb shtet shtetformues, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në Shkup e bëri të qartë se respektimi i gjuhës shqipe nuk mund të vihet në diskutim.
'Respektimi i gjuhës shqipe, identiteti etnik dhe përfaqësimi i drejtë janë detyrime që duhet repesktuar plotësisht dhe pa ekuivoke. Këtë qëndrim dhe pikëpamje Shqipëria e ka në mënyrë të paekuivvoke sa I takon marrëdhënieve me qeverinë mike të maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj', tha ajo.
Në konferencën e përbashkët me homologun e saj Timco Muncuski, të dy diplomatët treguan gatishmërinë për konsullatat të reja në vendet respektive.
'Diskutova për hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bitola, qytetin e Manastirit ku u arrit vendimi për njësimin e gjuhës shqipe. Kjo kërkese vjen si rezultat I hapjes së konsullatës shqiptare ne Strugë dhe vullnetit të RMV për konsullatë në Korçë, për të cilën jeni të mirëpritur', tha ajo.
'Shqipëria hapi konsullatë të përgjithshme në strugë vitin e kaluar ndërsa ne jemi të lumtur që në 2026 të hapim një konsullatë ne Korçë', tha Timco Muncuski.
Të dy ministrat treguan për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, ku dy vendet aspirojnë të anëtarësohen me të drejta të plota.
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Një vëmendje të veçantë ministrja i ka kushtuar rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se ata janë një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, si dhe një urë ndërlidhëse mes dy vendeve.
'Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu të hapur.
Partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë.
Ritheksova se faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese.
Komente












