l/ATSH/.- Komuna e Prishtinës njoftoi se në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon aktivitetin "Ditët e Krenarisë" përmes së cilit do të përkujtohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës të rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Sipas KosovaPress, aktivitetet që do të shënojnë këtë organizim filluan nga dita e sotme, ku në orën 17:00, zhvillohet turneu në futboll, ndërsa nesër dita fillon me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, nderim tek shtatorja e Zahir Pajazitit, ku do të ketë edhe dhurim gjaku në këtë shesh, pastaj në Marec mbahet tubimi përkujtimor.
Gjatë gjithë ditës po ashtu do të ketë homazhe nëpër fshatrat e Prishtinës tek varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në orën 19:00, në ndërtesën e re të komunës do të mbahet një akademi përkujtimore. "Ditët e Krenarisë" vazhdojnë deri më 23 prill.