TIRANË – Fshiheshin në Shqipëri, 8 anëtarë të një organizate ndërkombëtare të narkotrafikut, që ranë në prangat e policisë në kuadrin e operacionit “Sotto Traccia”. Gjykata shqiptare e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe masa e arrestit me 40 ditë burg tashmë do t’i shërbejë akuzës për të plotësuar dosjet e ekstradimit.
Në prangat e policisë kanë rënë tetë persona, 3 prej të cilëve, krerë të bandës dhe të tjerët, bashkëpunëtorë. Të arrestuarit do të qëndrojnë në burg me afat 40 ditor deri në plotësimin e dokumentacionit të ekstradimit, sepse të arrestuarit janë akuzuar nga organet e drejtësisë të disa shteteve, si Italisë, Francës, Gjermanisë, Hollandës dhe Belgjikës.
Arrestimi i tyre u bë më dt.10 prill në territorin shqiptar, sëbashku me bashkëpunëtorë të tyre në disa shtete europiane. Kjo organizatë, në total përbëhej nga 34 persona.
Të arrestuarit janë si më poshtë:
Sokol Qamil Tafani, 39 vjeç, banues ne Belsh, Elbasan.
Besnik Ahmet Lleshi, 33 vjeç, banues në Librazhd.
Festim Hajri Hoxha, 37 vjeç, banues në Librazhd.
Tigert Mazar Allko, 37 vjeç, banues në Librazhd.
Rezart Bashkim Tirana 27 vjeç, banues në Elbasan.
Brunild Besnik Ramaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Altin Refat Poda, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Këto arrestime u organizuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me zyrën e Eurojust-it dhe policinë shqiptare, ndërkaq për të arrestuarit pritet të aplikohen dhe sanksionet e ligjit antimafia për të sekuestruar cdo pasuri të vënë në mënyrë të jashtligjshme, qoftë kjo dhe pasuri e fshehur në emrat e të afërmve të të arrestuarve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com