TIRANE- “A1 Report” zbulon vendin ku mbahet monumenti “Nënë Tereza” i skulptorit kosovar Luan Mulliqi. Në oborrin e një banese përdhese në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet, është lënë monumenti i Nënë Terezës, i zhvendosur pas 7 vjetësh qëndrimi në hyrje të aeroportit që mban emrin e shenjtores.
Monumenti 6 metra i lartë i skulptorit kosovar Luan Mulliqi, u vendos në Rinas në 13 shtator të vitit 2007. Ka një formë antigravitive, që del nga toka, apo që mbin si një lule dhe që hapet për të paraqitur gjithë veprimtarinë e Nënë Terezës, dhe pastaj merr formën e një shigjete që priret nga qielli, nga përjetësia.
Monumenti është hequr të shtunën e javës së kaluar në Rinas, për t’u zëvendësuar nga monumenti tjetër i Nënë Terezës, i cili ndodhej tek Korpusi Universitar, dhe është zhvendosur në kuadrin e restaurimit të sheshit me rastin e vizitës së Papës Françesku, e parashikuar për në 21 shtator.
Edhe kjo statujë është marrë në dorëzim nga Instituti i Restaurimit të Monumenteve, por për shkak të përmasave më të vogla ndodhet brenda ambienteve të këtij instituti.
Dy statujat do të restaurohen dhe janë parashikuar që në ditën e vizitës së Papës në Tiranë, të kenë ndryshuar vendet në formë rrokate nga Rinasi te Korpusi dhe anasjelltas.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2566
Lajme të tjera
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52
-
E akuzuar se bëri aksident dhe e la të plagosur, dalin foto nga modelja e njohur në Gjykatë
21 Mars, 20:51
-
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht
21 Mars, 20:34
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12
-
Copëtimi i PD dhe Meta ‘fituesi’ i madh, më 2025 ‘pasardhës’ i Berishës?!
21 Mars, 20:05