Në pritje të takimit me Ramën, Murrizi: Braktisim konferencën e kryetarëve, nuk votojmë arnime pa u plotësuar kushtet tona

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi tha se janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, deri në një takim me kryeministrin, tre kryetarët e grupeve parlamentare dhe tre kryetaret e komisioneve parlamentare të opozitës kanë braktisur konferencën e kryetarëve.

"Në takim me Rucin gjetën dakordësinë e plotë që asnjë institucion tjetër jashtë institucioneve kushtetuese që është parlamenti nuk mund të zëvendësojë institucionin legjitim dhe sovran të shqiptarëve, parlamentin shqiptar.  Organe këshilluese në funksion të kuvendit mund të ketë plot të tilla, një nga ata është edhe këshilli politik, që për mendimin tim, kolegët e mi, por edhe e kryetari Ruci ka pushuar dhe ngjarjet do ti kthehen normalitetit. Diskutimet për reformën do të bëhen vetëm në komisionin e reformës zgjedhore. Pas takimit me Rucin ne kemi kërkuar takim me Ramën dhe në respekt të zbatimit të kërkesës tonë, tre kryetaret e grupeve parlamentare dhe tre kryetaret e komisioneve parlamentare të opozitës në konferencën e kryetarëve braktisëm konferencën e kryetarëve për të mbajtur një qëndrim që askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk mund të tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje. Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Nuk është tagri im të merren me sharlatanë që kërkojnë të marrin poste. Unë jam deputet dhe nuk do ta votoj arnimin nëse nuk merren parasysh listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve", tha Murrizi pas takimit me Ruçin.


Lajmi kryesor:

Një orë takim me Ruçin për 3 kushtet e 'Zgjedhores', opozita parlamentare braktis komisionet: Duam takim me Ramën! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë