TIRANË – Dy ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi njofton se “ këto ditë është botuar në Fletoren Zyrtare, rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame.”
Nisur nga Fletorja Zyrtare, botimi i rezolutës çame është bërë “ekstra” më 20 qershor 2013, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe natyrshëm lind pyetja përse PDIU-ja ka pritur afro katër muaj për ta bërë të njohur këtë fakt.
Para zgjedhjeve të 23 Qershorit, çështja e Rezolutës çame bëri bujë të madhe, pasi askush ajo rezultonte e humbur prej 9 vjetësh; askush nuk e dinte fatin e saj që nga dita e votimit në Kuvend më 8 prill 2004; askush nuke kujtonte nëse ishte miratuar apo jo.
Rezoluta doli në dritë befas si e miratuar pas “gërmimit” në arkivat e Kuvendit, nga ana e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, në kohën kur po përgatiteshin aleancat parazgjedhore.

(Datat e botimit të Rezolutës çame në Fletoren zyrtare)
/Shqiptarja.com

PDIU: Rezoluta çame u botua!PDF-Botimi i Rezolutës Çame">