Në Napoli ka nisur festa edhe pse ende zyrtarisht nuk janë kampionë të Seria A. Në rast se Lazio nuk fiton kundër Interit dhe në rast se Napoli mposht Salernitana-n në orën 15:00 atëherë të besuarit e Spaletti-t do sjellin për herë të 3 në histori titullin në qytet. Hera e fundit me Maradonën në 1990.
Megjithatë sot rrugën e qytetit kanë filluar të mbushen me tifozë që në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 disa prej tyre kanë hyrë në stadium. Të gjithë rrugët që të çojnë drejt stadiumit janë të bllokuara për makinat dhe autoritet kanë marrë masat që qyteti të jetë sot në dispozicion të një festë që mungon shumë gjatë.
Sakaq brohorimat, këngët dhe festa shihet në shumë cepa të qytetit. Kjo do të thotë se festa ka nisur dhe është çështje kohe që të bëhet zyrtare. Ndërkohë tifozët e Napolit, që janë ndër më të zjarrtët në Itali janë duke pritur rezultatin e Inter-Lazio.
Lajmi kryesor: