'Në privat ndryshe nga QSUT'/ ISHP i përgjigjet PD: Krahasim absurd! Testet serologjike dhe analiza PCR janë 2 gjëra të ndryshme

'Në privat ndryshe nga QSUT'/ ISHP i përgjigjet PD: Krahasim absurd! Testet serologjike dhe analiza PCR janë 2 gjëra të ndryshme

Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik iu është përgjigjur akuzave të ardhura nga PD-ja, duke i kujtuar se analiza PCR dhe testet serologjike nuk janë e njëjta gjë, e për pasojë edhe rezultati nuk mund të jetë i njëjtë!

Krahasim absurd e ka cilësuar ISHP-ja, prapa së cilës fshihen përpjeke për të bërë politikë më pandeminë, teksa ka theksuar se në të dyja rastet, edhe testi i PCR, kitet dhe reagentët janë të certifikuara.

"Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA!

Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së. Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë.

ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët. ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij.

Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë", njofton ISHP.

Ka qenë ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia nga selia blu që ka pretenduar se rezultatet e testeve serologjike të kryera në spitalin privat dalin ndryshe nga ato në QSUT, duke hedhur dyshime se Ministria e Shëndetësisë po përdor mjetet të skaduara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos: 06/08/2020 16:36

    I perdor privati te skaduara... gerrmoni njehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja