'Në punë bëhuni gati, mund të keni një intervistë të rëndësishme...', horoskopi për ditën e sotme

'Në punë bëhuni gati, mund të keni një intervistë të rëndësishme...', horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ky qiell është i bukur për beqarët, mund të bëni për vete një person të këndshëm. Në punë favorizohen kontaktet dhe bashkëpunimet e reja.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Kohët e fundit keni pasur shumë grindje me partnerin tuaj, por këtë të hënë ka mundësi të rikuperoni. Presioni në punë ndihet, por mundi juaj do të shpërblehet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Duhet kujdes më i madh në marrëdhëniet ndërpersonale, përndryshe rrezikoni të lëndoni ndjeshmërinë e të tjerëve. Në punë, nëse keni një negociatë në zhvillim, vini në peshore të gjitha të mirat dhe të këqijat.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Këtë të hënë, Hëna është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe bën thirrje për kujdes. Në punë bëhuni gati, mund të keni një intervistë të rëndësishme.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Kjo fillimjavë duket të jetë interesante për ndjenjat, mund të çliroheni nga një barrë. Marzhe interesante fitimi janë të mundshme në punë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri, kjo e hënë ka pak nervozizëm, më mirë të shtyni gjithçka për të martën. Tension edhe në punë, numëroni deri në dhjetë para se të dilni me "shpatë".

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Këtë ditë të parë të javës, një person në shenjën Luani ose Shigjetari mund t’ju intrigojë. Në punë, mund të seleksiononi marrëdhëniet që nuk i konsideroni të përshtatshme për nivelin tuaj.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Këtë të hënë, një angazhim familjar mund t’ju duket mjaft i rëndë. Në punë ka një dëshirë të fortë për ndryshim.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Nëse jeni vetëm, shikoni përreth dhe mos u mbyllni në shtëpi! Kjo fillim javë është interesante në punë, favorizohen bashkëpunime të reja.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri, çiftet që janë të lidhur prej kohësh kanë vendosur të provojnë sërish duke u dhënë vetes shanse të reja. Lajme vijnë në punë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri jeni në kontroll të situatës dhe nëse ka diçka që nuk ju përshtatet, nuk do të hezitoni ta bëni zërin tuaj që të dëgjohet. Kënaqësi e veçantë vjen në punë deri në dhjetorin që po afron.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Marrëdhëniet tuaja të preferuara duket se janë ato me kohë të pjesshme. Në punë, nëntori përfundon në një mënyrë disi të çuditshme, si ajo shprehja "dhe telashet nuk kanë të sosur".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'