Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Foto ilustruese

Truri është përgjegjës për shumë funksione jetike. Ushqimet luajnë një rol në funksionimin normal të tij dhe forcojnë detyra specifike mendore, si kujtesa dhe përqendrimi.

Por çfarë duhet të konsumoni që të keni kujtesë më të fortë dhe përqendrim më të lartë?

Më poshtë kemi listuar disa prej produkte ushqimore:

Peshk yndyror
I pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë një rol të fortë për kujtesën dhe përmirësimin e humorit.

Kafe 
Ofron rritje të përqendrimit dhe humorit dhe mund të ofrojë një farë mbrojtje kundër Alzheimerit për shkak se përmban kafeinë dhe antioksidantë.

Boronicat 
Boronicat janë të pasura me antioksidantë të cilët vonojnë plakjen e trurit dhe përmirësojnë kujtesën.

Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë trurin. Në disa studime është vënë re që zvogëlon simptomat e depresionit dhe Alzheimerit.

Brokoli
Përmban një numër të lartë përbërësish që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, përfshirë vitaminën K.

Farat e kungullit
Janë të pasura me shumë mikroelementë që janë të rëndësishëm për funksionimin e trurit, përfshirë bakrin, hekurin, magnezin dhe zinkun.

Çokollata e zezë
Kjo çokollatë mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit. Studimet kanë sugjeruar që ngrënia e çokollatës, veçanërisht çokollata e zezë, mund të rrisë kujtesën dhe humorin.

Arra, bajame, lajthi
Këto arrorë përmbajnë një mori ushqyesish që forcojnë trurin, duke përfshirë vitaminën E, yndyrna të shëndetshme dhe përbërje bimore.

Portokallet
Janë të pasura me vitaminë C e cila mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit  nga dëmtimet nga radikalet e lira.

Vezë
Janë një burim i pasur i disa vitaminave B dhe kolinës, të rëndësishme për rregullimin e humorit dhe promovimin e funksionimit dhe zhvillimit të duhur të trurit.

Çaji jeshil
Përmbajtja e kafeinës rrit vigjilencën, anti-oksidantët mbrojnë trurin dhe L-theanina ju ndihmon të relaksoheni.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë