Ranë në dashuri pasi u takuan në shtëpinë e të moshuarve, çifti anglez kurorëzon dashurinë në moshën 80-vjeçare

Ranë në dashuri pasi u takuan në shtëpinë e të moshuarve, çifti anglez kurorëzon dashurinë në moshën 80-vjeçare

Christopher dhe Rosa

Një çift anglez kanë treguar se asnjëherë nuk është vonë për të kurorëzuar një martesë me personin e zemërës. Dëshmia më e qartë e të gjithë kësaj janë Christopher dhe Rosa Streets, të cilët gjetën njëri-tjetrin pasi u zhvendosën në fshatin e të moshuarve në St Monica Trust në Keynsham, pasi bashkëshortët e tyre vdiqën.

Çifti 80-vjeçar u martua në fund të korrikut pas 18 muajsh njohje në fshatin e të moshuarve në St Monica Trust në Keynsham.

Zonja Streets thotë se ata e shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

"Ne kënaqemi kaq shumë së bashku dhe gjëja më e mrekullueshme është se kalojmë shumë kohë duke qeshur", u shpreh zonja Streets.

Çifti u martua në Bath Guildhall, në një ceremoni private ku morën pjesë anëtarët e dy familjeve të tyre.Christopher Streets tha se dasma e tyre ishte e mbushur me emocione për të dy.

Duke përshkruar se si u takuan për herë të parë, zonja Streets kujton momentin që në atë kohe as nuk e mendonte se do i ndryshone komplet jetën.

“Dielli po shkëlqente mbi të dhe ai kishte veshur një palë çorape të verdha, të cilat dukej se  shkëlqenin nën rrezet e diellit. Pastaj ai erdhi dhe u ul pranë meje në divan dhe filluam të flasim”,tha zonja Streets.

Christopher dhe Rosa shpejt zbuluan se kishin shumë të përbashkëta, duke përfshirë dashurinë për artin, teatrin, historinë, muzikën dhe kalimin e kohës në fshat.Teksa tregojnë se si jeta e tyre ka ndryshuar që kur u njohën së bashku, Christopher thotë se, ndonëse nuk e dinë se sa kohë u ka mbetur, të paktën kanë njeri-jetrin për ta kaluar deri në fund.

"Ne të dy jemi në të 80-at dhe nuk e dimë sa kohë na ka mbetur, kështu që le ta shijojmë së bashku”, thotë Street.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb