Nuk respektuan përparqësinë në rrethrrotullim, droni ‘kap mat’ shoferët në Tiranë! Gjobiten deri në 8 mijë lekë (VIDEO)

TIRANË- Qarkullimi me makinë në Tiranë, por jo vetëm është kthyer në një sfidë më vete, kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e shoferëve nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

I tillë është edhe mosrespektimi i perparësisë në rrethrrotullim. Nga vëzhgimi i bërë së fundmi nga policia rrugore me dron, janë kapur shoferë që nuk e respektojnë këtë masë, për këtë arsye janë gjobitur me shumë që shkon nga 5000-8000 lekë, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.

“Në këto pamje “Droni edukues” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.  Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të! Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.

Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor. Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor. Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton Policia.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/07/2022 22:44

    Mos beni reklama po dicitalizoni rruget ashtu si funksionon ne europe dhe nuk ka nevoje per kaq shume polic qe te rrine rrugeve.

    Përgjigju
    • Loni: 05/07/2022 10:11

      Idiotsi e gjalle ngrihuno popull injorant Po sipas ketyre I bie me Hyre ne 12 te nates ne rreth kur te mbarojne makinat. Ato qe vine gjobat hyjne ashtu! Un tjetri tjetri e gjithe shqiperia ashtu hyn. Se kuptoj si duhet te hysh!? I bie te gjobitemi te tere! Edhe rruga ne korsine e djathte nuk rrijne per qejfe por te udhetosh ne korsine e djathte ne tirane durres eshte amortizim I gjalle prandaj rrijne ne korsine e majte njerezit! Po si su ngrit njeri me popull injorant nuk ka ku shkon!? Hajde mo paguajme gjobat se do behen kopshte cerdhe edhe spitale imagjinare....

  • Shofer i vjeter: 04/07/2022 21:14

    Sinjali nuk ndizet kur hyn ne rreth, por ne kthesen qe do dalesh. Per ca do ndizet sinjali kur hyn ne rreth kur ske mga shkon tjeter???? Eshte si me ndez sinjalin neper kthesa llogaraje

    Përgjigju
    • Artan: 04/07/2022 22:00

      Duke ditur qe kodi rrugor shqiptare eshte kopje e atij italian, atehere eshte e detyruesemqe ne hyrje te hapesh sinjalin e majte dhe ne dalje te dhathtin. Ne rast se do te dalesh ne rrugen e pare djathtas atehere ne hyrje ndizet sinjali i djathte. Hapja e sinjalit te majte ne hyrje ndihomn shoferet e tjere se cfare drejtimi do te marresh (do besh rrethrrotullimin)

  • Çufo: 04/07/2022 19:10

    Sinjali (treguesi i drejtimit) ndizet para daljes nga rrethrrotullimi dhe jo para se të futemi në të

    Përgjigju
    • Mandi: 06/07/2022 09:18

      Korrekt

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë