TIRANË- Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti.
Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.
Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionimit të saj dhe mundësisë së vendimarrjes, vetëm me 6 gjyqtarë.
Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithshka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta. Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.
Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit. VOA
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56