TIRANE - Rrugët e Tiranës, janë të tejmbushura me gropa dhe pusetat pa kapak. Në një vëzhgim të bërë nga “Shqiptarja.com”, në rrugën “Petrit Radovicka”, pjesë e njësisë bashkiake numër 11-të, është vënë re se në këtë rrugë në çdo 50 metra gjen një gropë, ose pusetë pa kapak.

Ndonëse rruga ka vetëm pak vite që është rikonstruktuar, aty pothuajse asnjë pusetë nuk është me kapak, shkak për këtë është se ato vidhen për t’u shitur.Ndërsa banorët thonë se këtu çdo ditë shikon një pusetë pa kapak.

“ Çdo ditë që dal për në punë shikoj, që është hapur një gropë e re ose një pusete i është hequr kapaku”. Por banorët ankohen edhe për faktin se pasi këto kapakë vidhen ato nuk zëvendësohen.Vetëm pak ditë më parë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, tha se në çdo zonë periferike të Tiranës do të ndërtohet dhe do bëhen rikonstruksione , por te kjo rrugë rikonstruksioni i fundit është bërë që në vitin 2009.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 7 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)