Në sallë pa distancim fizik, por këshilli bashkiak i Shkodrës voton për dhënien e pagave të prapambetura te Vllaznia

Lajme pozitive vijnë nga Shkodra aty ku këshilli bashkia me 28 vota ka miratuar buxhetin, që i hap rrugë dhënies së prapambetur të pagave për klubin e Vllaznisë. Bëhet fjalë për pasqyrat dy viteve, atë të 2018 dhe 2019, të cilat kishin mbetur të bllokuara e si rrjedhojë kishin ndikuar në moshlyerjen e futbollistëve, që tetë ditë më parë bojkotuan stërvitjen për këtë arsye.

Për të arritur deri në pikën e votimit u deshën tre orë debat e diskutime që asambleja e Vllaznisë e përbërë nga këshilli bashkiak të miratonte pasqyrat financiare të KF Vllaznia, e cila është nën administrimin e bashkisë Shkodër.

Për t’u veçuar është edhe fakti se këshilli bashkia u rikthyer pas tre muajsh në sallë për shkak të COVID-19. Gjithsesi u vu re se anëtarët nuk i mbanin mend masat e sigurisë pasi harruan të mbajnë distancim fizik.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës