Në shkurt zyrtarizohet ristrukturimi i Policisë së Shtetit! Nga emërimet e reja te fokusi në krimet kibernetike, pritet një strukturë e re

Drejtori të reja dhe emra të rinj në Policinë e Shtetit vijnë në fillim të shkurtit. Puna për kombinimin e strukturave të reja dhe atyre të riorganizuara ka nisur prej kohësh,  ndërsa një grup ekspertësh do t’i japë dorën finale. Peshën kryesore të këtyre ndryshimeve pritet ta ketë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më pas ato në qarqe. Por rëndësi do t’i jepet më shumë antikrimit kibernetik, atij ekonomik dhe policisë kriminale. Një sektor i veçantë do jetë ai që do hetojë ngjarjet që kanë lidhje me njëra-tjetrën, në më shumë se një qark.

Nisur nga zhvillimet e fundit të sulmit kibernetik të sistemeve të Policisë së Shtetit nga hakerat e Iranit, përveç parave që janë alokuar tashmë dhe parashikuar në buxhetin e vitit 2023, plani është i qartë për të mbrojtur sistemet TIMS, MEMEX, ADAMS, etj, që përdor Policia e Shtetit. Një departament i ri IT do të kujdeset në avancë për to. Publiku dhe media do të kenë një drejtori të vetme, strukturë kjo që u ngrit në këto përmasa në 1998-ën por që u copëzua më vonë.

Ndryshime të tilla detyrojnë Policinë e Shtetit edhe për emërime dhe lëvizje të tjera brenda strukturës. Grupi i punës po analizon të gjithë emrat që më vonë do të propozohen për të marrë drejtimin e drejtorive dhe departamenteve të reja që do të krijohen.

Një tjetër propozim që është hedhur ka qenë ai i ristrukturimit të komisariateve, për lehtësi në menaxhim. Ai i Kavajës pjesë e Drejtorisë së Tiranës t’i kaloj Durrësit dhe i Fushë Krujës t’i kaloj Tiranës. Këto ndryshime nuk dihet nëse do të bëhen duke pasur parasysh se janë lëvizje në qarqe të ndryshme.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 06/01/2023 20:45

    Dështimi i radhës! Të njëjtit dështakë ristrukturojnë skema të dështuara më parë!

    Përgjigju
  • Kepi: 06/01/2023 20:15

    Gjithshka e re fringo vecse "kuadri" na ka ngel ne 80ten.

    Përgjigju
  • Liku: 06/01/2023 15:57

    Policia duhet te kaloje ne veting

    Përgjigju
    • Alb: 06/01/2023 19:01

      Po çfarë veting leshi? Nuk e pe çfarë u bëri testi i drogës? Askush nuk po flet më për të. Në Vlorë e ndaluan sepse do shkrihej 80% e komisariatit.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë