Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi

Të gjithë ata persona që do të dorëzojnë deklaratën Individuale të të Ardhurave në vitin e ardhshëm, e që kanë makina luksoze që nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara do të kalojnë në filtrin e kontrolleve.  Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve thotë për Report TV, se mbi bazë të këtyre deklarimeve do të nisë ballafaqimin me pasuritë që këta individë disponojnë.

Fillimisht përgjatë vitit që vjen administrata Tatimore do të vërë në sitën e verifikimit makinat luksoze, për të parë në nëse pronarët e tyre justifikojnë këtë mjet bazuar në të ardhurat që ata deklarojnë.

Në një përgjigje zyrtare Tatimet thonë se ky është një projekt pilot i ndërmarrë nga Administrata Tatimore në bashkëpunim me DPSHTRR, dhe është në të njëjtën linjë me nismat që administrata tatimore do të marrë në luftën kundër informalitetit.

“Aktualisht jemi në fazë idesh, diskutimesh për identifikimin e hapave që do të bëjë secila palë, ku ky projekt pilot do të implementohet. Procesi mendohet të fillojë gjatë vitit 2025 me mbylljen e deklarimit të të ardhurave vjetore për vitin 2024”, thuhet në përgjigjen e Tatimeve.

Administrata tatimore thotë se ende nuk ka një shifër se sa persona do të bëhen pjesë e verifikimit të pasurisë, pasi do të vendoset pasi të dorëzohet deklarata individuale e të ardhurave.

“Numri është në varësi të individëve që do të konsiderohen me risk të mos përmbushjes”, përgjigjen tatimet.

Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV, pranë DPSHTRR, në vend janë të regjistruara 21.814 automjete luksoze, nga të cilat 3668 automjete që ishin 5 milionë ose më lartë, kurse 18.146 automjete kishin cilindratën e përcaktuar.

“Automjet Luksoz konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm kub ose vlera të jetë e barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë”, thuhet në përgjigjen e DPSHTRR-së.

Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk, pra për të cilët ka dyshime që të ardhurat e fituara janë më të larta se ato të deklaruara.

“Qëllimi është sigurimi i çdo të dhëne nga palët e treta që mundëson krahasimin e të ardhurave të deklaruara nga individët nga të gjitha burimet e tyre me pasuritë që disponojnë. Nëse rezultojnë mos deklarime të ardhurash të vërtetuara do të zbatohen dispozitat ligjore të ligjit 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar dhe ligjit Të Tatimit mbi të Ardhurat, ku përfshihen edhe penalitetet për mos deklarim”, vijon përgjigja.

Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku referuar të dhënave zyrtare këtë vit duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë (jo të gjithë do hetohet, por vetëm ata që vlerësohet se fitojnë më shumë sesa deklarojnë). Detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë të gjithë të dy punësuarit pavarësisht të ardhurave, dhe të gjithë personat e tjerë që përgjatë vitit kalojnë 2 milionë lekë të ardhura.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 12/03/2024 18:27

    Deri ne 2025 do e gjejne zgjidhen per ti fshehur

    Përgjigju
  • Xhixhi: 12/03/2024 16:55

    Dmth dhe une qe paskam makine lluksi, benz te 1998 me motorr 3200 kubik, do hetohem ku i kam gjetur leket per makinen e lluksit.

    Përgjigju
    • noku: 13/03/2024 09:23

      hahhaha

  • Turi: 12/03/2024 16:15

    Herimi te filloj nga politikanet ku i kane gjetur ata njehere pastaj te vazhdojne me te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot