Në Shqipëri me ‘dy rrota’/28 maj-3 qershor një turne nga Bari në Krujë me ‘Scooter’ dhe ‘Vespa’

Në Shqipëri me ‘dy rrota’/28 maj-3 qershor një turne nga Bari në Krujë me ‘Scooter’ dhe ‘Vespa’

Kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro dhe Konsulli i Shqipërisë Artur Beu

Eventi është prezantuar mëngjesin e sotëm në Pallatin e qytetit nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro. 200 pjesëmarrës- italianë, anglezë, gjermanë dhe belgë do të kalojnë nga Durrësi, Saranda, Butrinti, Tirana dhe Kruja përpara se të kthehen në Pulja.

Një turne me Vespa, Lambrrette dhe Scooter mes Barit dhe Shqipërisë. Do të jetë një urë mes dy territoreve si dhe edicioni i 14-të i “xhiros së tre deteve”, manifestimi i Vespa Club në Bari hyn sërish në kalendarin kombëtar të eventeve të mëdha të Federatës Motoçikliste Italiane. Gjatë prezantimit, kryebashkiaku Antonio Decaro ka bërë të ditur se ky event i përket Bashkisë së Barit.

Të ftuarit ishin Këshilltari për sportin Pietro Petruzzelli, Artur Beu, përfaqësuesi i Konsullatës shqiptare në Bari, sekretari i shoqatës së “Qytetit të Motorëve”, Danilo Moriero,  si dhe gazetarë dhe entuziastë historikë të “xhiros së tre deteve”.

Në Shqipëri me dy rrota
Nisja e eventit është parashikuar me 28 maj. 200 pjesëmarrësit- italianë, anglezë, gjermanë dhe belgë do të kalojnë nga Durrësi, Saranda, Butrinti, Tirana dhe Kruja, që më pas të kthehen në Puglia të dielën e tre qershorit. Do të lejohen vetëm motorët me ndryshim mekanik në timon.

Për administratën është motiv krenarie të mbështesë xhiron e tre deteve, sepse vulos afeksionin e komunitetit barez me fqinjët shqiptarë, gjë që na kujton akoma me emocion largimin me anije të më shumë se 20 000 personave që u mirëpritën në Bari, gjatë viteve 1991. Sot ai vend është totalisht ndryshe, ka bërë hapa gjigantë. Jam i sigurt që kjo iniciativë do të forcojë më tepër lidhjet sociale dhe kulturore mes dy vendeve që më në fund t’i afrohet objektivit final: Hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro

Xhiroja është edhe një instrument promocioni për vendin”. “Shqipëria nuk është më ajo e viteve të dëshpërimit. Autoritetet tona do t’u japin mirëpritjen ekuipazheve që do të mund të shijojnë bukuritë e qyteteve dhe bregdeteve tona. Finalja e madhe është parashikuar të jetë Kruja, qyteti ku mund të admirohet kalaja e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Shkëmbimet kulturore mes Barit, Puglias dhe Shqipërisë janë të dukshme. Falenderojmë Barin dhe Puglian për të gjitha ato që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për vendin tim

Artur Beu, konsull i Shqipërisë në Bari

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it