‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit

Teksa ekonomia e Shqipërisë ka pësuar rritje vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria janë në rënie. Por pse ndodh, kjo?

Këtë e ka shpjeguar, eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj, i cili në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu tha se kjo ndodh për shkak të mosshpërndarjes së fuqisë ekonomike në shumë sektor.

Sipas tij, në Shqipëri s’ka kushte për prodhim brenda vendit, ndërsa shtojë se importi është gjetur si rruga më e lehtë.

‘Ka të bëjë me atë që është mosshpërndarja e fuqisë ekonomike dhe zhvillimit ekonomik në shumë sektor. Ekonomia shqiptare prej disa vitesh, bazohet mbi infrastrukturën, dhe turizmin, pra mbi ndërtimet rezidenciale që shërbejnë si bazë për akomodimin e turistëve. P0r, nuk ka mjaftuar që kjo të përkthehet në një rritje ekonomike gjithë përfshirëse. Duke qenë se në Shqipëri nuk janë ngritur kushtet për të prodhuar brenda vendit, jo vetëm ato që lidhen me prodhimet ushqimore, por të gjitha prodhimet e tjera, që kanë të bëjnë me ato që janë nevoja të familjeve dhe bizneseve shqiptare importi është gjetur rruga më e lehtë. Kjo është politikë që ka dëmtuar ngushtimin e bazës ekonomike, që të mos vareshim nga ato që vendosnin bizneset e huaja, por duke i prodhuar vet brenda vendit do të ishin lehtësuar kostot dhe do të kishim çmime më të lira’, tha ai.

I pyetur nëse një nga arsyet e rënies e prodhimit në sektorin e bujqësisë, është edhe largimi i njerëzve drejt qytetit, ai e mohoi këtë.

Eksperti tha se duhen politika që të mbështesin sektorin e bujqësisë.

‘Fshati ka zbritur në qytet edhe në vendet e rajonit, por ata kanë prodhim bujqësor sepse kanë investuar në mënyrën e përdorimit të teknologjisë që ka rritur rendimentin e prodhimeve bujqësore. Nuk ka lidhje se fshati ka zbritur në qytet, por si i qasesh bujqësisë. Bujqësia nuk është duke prodhuar më ashtu si prodhonte më para, duhen politika mbështetëse me subvencione. Njerëzit duke mos e gjetur vend në bujqësi ose ikin jashtë vendit ose vijnë në qytet. Kjo krijon një disporpocion, pastaj na sjell probleme në forma të ndryshme’, tha ai.

Sipas ekspertit, është rritur edhe kostoja e transportit për mallrat e importit. Ai tha se në këtë rast duhej që qeveria të ndërhynte me politika mbështetëse.

'Në kohën e uljes së euros, u rrit kostoja e karburantit dhe në këtë rast politika e qeverisë për të lehtësuar transportin e mallrave të importit ka qenë inekzistente. Qeveria duhet që të kishte ndërhyrë me politikat e saj', tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki