Mbyllen votimet në qarkun e Fierit, konfirmohen Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj në Mallakastër

Demokratët e qarkut të Fierit kanë votuar ditën e sotme kandidatët për deputet ku janë konfirmuar Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj, ish kryebashkiaku i Mallakastrës.

Në Mallakastër kanë marrë pjesë 930 anëtarë ose 60 % e anëtarësisë dhe kanë konfirmuar të 3 kandidatët e saj në listë Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj dhe Albert Avdulaj kanë marrë 85 % të votës parapëlqyese të anëtarësisë. Edhe në Rockovec ka përfunduar procesi i votimit, ku janë konfirmuar të 4 kandidatët Almir Toska, Besnik Brahimaj, Diana Koçiu dhe Edmond Çepele. Nga 500 anëtarë të PD në Roskovec votuan vetëm 47 % e tyre.  

Në Divjakë votuan 67% e anëtarësisë ku është skualifikuar vetëm  Artan Murrizi dhe janë konfirmuar emrat e tjerë. Edhe në Degë e Lushnjes janë konfirmuar të 14 emrat për kandidatë për deputet. Në Lushnjë mori pjesë vetëm 68.4% e anëtarësisë.

Emrat e konfirmuar në Lushnje

1. Afrim Kokla

2. Alvin Gjata

3. Eduart Tashi

4. Elton Bano

5. Eriselda Prishta

6. Fogert Hoxha

7. Gazment Koduzi

8. Hekuran Korreshi

9. Indrit Sefa

10. Jakup Beqiri

11. Klement Çela

12. Ndriçim Bali

13. Nevila Bami

14. Ylli Zdrava

Emrat e konfirmuar në Degën Mallakastër

1. Agron Kapllanaj Mallakastër

2. Albert Avdulaj Mallakastër

3. Almer Toska Roskovec

4. Besnik Brahimaj Roskovec

5. Diana Koçiu Roskovec

6. Edmond Çepele Roskovec

7. Enkelejd Alibeaj Mallakastër

 

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion