Në temperatura 'afrikane', radhë të gjata në Kakavijë! Autoritetet greke 'njohin' edhe vaksinat ruse e kineze: Lejohen edhe shqiptarët e vaksinuar me Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V

Qytetarët shqiptarët të cilët kanë kryer vaksinat Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V edhe përse nuk janë aprovuar nga EMA, kanë tashmë “biletën” për të kaluar në kufirin grek.

Sipas gazetarit të Report TV, Piro Nase autoritetet greke lejojnë kalimin për në vendin fqinj edhe për të gjithë ata që kanë bërë këto vaksina kineze apo ruse.

Lirimi i lëvizjes, edhe për çështje jo madhore, ka bërë që edhe në temperatura që tejkalojnë 40 gradë, të vazhdojë radha e gjatë e makinave në pikën kufitare të Kakavijës, në pritje për të shkelur në tokën greke.

Qindra shqiptarë në automjetet e tyre kanë ngecur në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të numrit të ulët të sporteleve në doganën greke dhe keqmanaxhimit të situatës.

Deri në orën 08:00 të mëngjesit dogana greke punonte me 3 sportele, por papritur njëra prej tyre ndaloi funksionimin dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve policore në Kakavijë për rifunksionimin e saj.

Para pak minutash në pikën kufitare të Kakavijës ka mburritur edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë i cili ka kontaktuar me autoritet kufitare greke dhe shqiptare për menaxhimin e situatës problematike që reflekton te shtetasit shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë.

Deri më tani kanë kaluar në drejtim të territorit grek, 830 persona të pajisur me dokumentin PFL, PCR, ose certifikatën dixhitale COVID e cila provon nëse një qytetar ka marrë të dyja dozat e vaksinave anti-COVID të aprovuara nga autoritet greke.

Janë raportuar 30 raste refuzimi të kalimit të kufirit në doganën greke, për shkak të mungesës së dokumentit PFL, ose mungesës së përgjigjes pozitive.

 

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja