PEQIN- Pesë adoleshentë të moshës 14 vjeç janë aksidentuar, ndërsa udhëtonin me një mjet me targa italiane në hyrje të qytetit të Peqinit. Mjeti “Fiat puno” drejtohej nga një 14-vjeçar i cili po lëvizte bashkë me 4 bashkëmoshatarë të tij kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar 7 metra poshtë urës në hyrje të qytetit të Peqinit.
 
Mësohet se 14-vjeçari me inicialet E.E pa leje drejtimi është dëmtuar rëndë ndërkohë kanë pësuar lëndime edhe 4 bashkëmoshatarët e tij, nxënës shkollash që udhëtonin me të.
 
Menjëherë të miturit janë transportuar në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Dy prej tyre janë nisur në Durrës dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes më të rënduar, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekime në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
 
Të aksidentuarit janë A.T, S.L, L.K dhe D.M, të cilët janë nxënës në gjimnazin e Peqinit.
 
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi kanë mbaruar orët e mësimit duke marrë automjetin pa dijeninë e prindërve.
 
Policia rrugore dhe ekspertët janë duke verifikuar shkaku i aksidentit si dhe rrethanat ne te cilat i mituri ka arritur të marrë një automjet dhe të lëvizë në qytet.
 
Dyshohet paraprakisht se shkak për humbjen e kontrollit ka qenë shpejtësia e mjetit.
 
aksident
(Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti në Peqin ditën e sotme) Foto të tjera
 
aksident me logo
aksident me logo
(Në foto: Makina e aksidentuar sot në Peqin) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)