Dy shoferë janë arrestuar nga policia ditën e sotme në Vlorë, pasi janë konstatuar në timon pa patentë e të dehur. Sipas policisë, në pranga kanë rënë B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe A. A., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Kanë nisur hetimet për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.