Në një një studim të kryer së fundmi lidhur me liderët botërorë në Facebook i kryer nga kompania Burson Cohn & Wolfe, një agjenci globale e komunikimit me ekspertizë të lartë në komunikimet dixhitale dhe të integruara, ndërmjet liderëve të rëndësishëm botërorë si Donald Trump, Justin Trudeau i Kanadasë dhe Narendra Modi i Indisë, figuron edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ndaj këtij lajmi Edi Rama ka reaguar sot po në facebook, jo me pak sarkazëm, duke ia atribuar këtë sukses të tij komentuesve, që sipas kryeministrit, e ngacmojnë atë.
“MIRËMËNGJES dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në Facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.
Zotnia poshte e prori ne qeveri edhe qeveris tjeteri personazh ! doni te mundi Z-Rama fillone me z-Fuga ??
Përgjigju