Në treg “Rilindasi”, më shumë
kulturë me Shqiptarja.com
Gazeta Shqiptarja.com del sot në treg me një suplement prestigjoz që do të trajtojë tema të kulturës dhe traditës shqiptare. Gazetarja e mirënjohur e kulturës Admirina Peçi, e cila është kryeredaktore e këtij suplementi 8 faqësh, tregon për punën e madhe në gjetjen e materialeve ekskluzive e të pabotuara më parë mbi foto e dokumente të Pavarësisë së Shqipërisë që do të jenë sot dhe çdo të dielë te “Rilindasi”, bashkë me Shqiptarja.com, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave në Shqipëri, vetëm 20 lekë.
Gazeta Shqiptarja.com del sot në treg me një suplement prestigjoz që do të trajtojë tema të kulturës dhe traditës shqiptare. Gazetarja e mirënjohur e kulturës Admirina Peçi, e cila është kryeredaktore e këtij suplementi 8 faqësh, tregon për punën e madhe në gjetjen e materialeve ekskluzive e të pabotuara më parë mbi foto e dokumente të Pavarësisë së Shqipërisë që do të jenë sot dhe çdo të dielë te “Rilindasi”, bashkë me Shqiptarja.com, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave në Shqipëri, vetëm 20 lekë.
Admirina, në gazetën Shqiptarja.com duke nisur që këtë të diel dhe çdo të dielë që vjen ju nisni suplementin kulturor “Rilindasi”, mund të na thoni si e keni konceptuar? “Rilindasi”, do të jetë një traditë e përjavshme. E diela është e destinuar për një suplement kulturor dhe ne besojmë se ‘Shqiptarja.com’ do të bëhet me e pasur me Rilindasin. Hapësira e kulturës dhe e arteve gjatë javës do të pasohet kësisoj më një tjetër hapësirë, më të gjerë e të shumëllojshme, me të gjithë fushat e kulturës, trashëgimisë e traditës tonë.
Materialet letrare ndërthurur me historinë, dhe materiale të shumta të fushës së albanologjisë, do të zbulojnë për lexuesit çdo javë, informacione të reja, zbulime faktesh historike, letrare e artistike, profile të panjohur shkrimtarësh, artistësh, shkencëtarësh, përballje idesh dhe mentalitetesh, shkolla të ndryshme mendimi që do të sjellin argumentet e tyre dhe do të mbrojnë teza të ndryshme.
Duke qenë kaq e gjerë, kaq e larmishme dhe gjithnjë në kërkim të së resë, kjo hapësirë e së dielës me “Rilindasin” jemi të sigurt se do të shndërrohet shpejt në një traditë.
Përse zgjodhët këtë emër për suplementin kulturor të gazetës Shqiptarja.com? E kemi menduar shumë emrin e këtij suplemnti. Dhe për profilin e tij, atë çka përqafon dhe përcjell, qëllimin për të ndricuar çdo kënd të errët a misterioz të traditës, historisë e mendimit shqiptar, duke iu referuar periudhës së Rilindjes Shqiptare si një prej më të ndriturave të historisë tonë, menduam se asnjë emër tjetër nuk do t’i shkonte më shumë për shtat se ky.
Keni tashmë nje traditë të konsoliduar me bashkëpunetorë të njohur të kulturës shqiptare. Cilët do t'ju shoqërojnë dhe në suplementin Rilindasi? Bashkëpunëtorët tanë do të jenë një prej shtyllave kryesore në ngritjen e imazhit të këtij suplementi. Janë përzgjedhur me kujdes, në fusha të ndryshme dhe s’do të mungojnë kurrë të gjithë bashkëpunëtorët e rinj, të cilët do t’i aviten “Rilindasit”, të ngacmuar e të joshur prej temave e argumenteve që trajtohen.
S’do të doja të zbuloja emra kaq shpejt. Në çdo numër të Rilindasit lexuesit do të gjejnë emra të njohur e të rinj, të cilët do të sjellin artikuj, analiza, zbulime, dokumente, e sidomos krijimtari të përzgjedhur letrare.
A mund të zbulojmë diçka për numrin e parë që del këtë të diel? Do të jetë një numër special, i cili jam e sigurt do ta surprizojë lexuesin për argumentet e reja e mjaft interesnate që trajtohen. Meqë Rilindasi i parë del vetëm një ditë para 99-vjetorit të Pavarësisë, kjo ngjarje trajtohet gjerësisht. Letërkëmbime, raporte sekrete diplomatike, detaje krejt të panjohura më parë, surpriza hsitorike rreth kësaj dite të veçantë do të zbulohen në këtë numër dhe një foto surprizë e cila do të na bëjë të ndryshojmë mendim e do të na çojë mbase drejt zgjidhjes së një enigme të madhe.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52