Në varrezat në Ufa të Rusis u shfaq një tabletë gjigante në formën e një iPhoni.
Fotoja e vajzës së re shfaqet si një “screensaver” tek iPhone, e cila ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare.
Vajza në foto e quajtur Rita Shameeva, ka vdekur në vitin 2016, mirëpo sipas asaj që është thënë nga banorët e qytetit, instalimi është shfaqur në varreza dy vjet pas vdekjes së saj, duke shkaktuar polemika dhe të qeshura te çdo person që e shihnte.
Për këtë instalim ishte babai i saj ai që e donte këtë gjë. Prindi dëshironte që ta përkujtonte vajzën e tij me këtë veprim, e cila punonte për Apple në Rusi.
Gjithashtu mbi varrezë është instaluar një tablet, që raporton në një faqe interneti dedikuar vdekjes së 25 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Lapidari i ndërtuar ka formën e një iPhone 6, të kompletuar me butona anësore dhe kamera në anën e pasme.